Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuar, George Bush tha sot se "ditë vendimtare qëndrojnë para vendeve të botës së lirë", duke theksuar se ka pak shpresa që Iraku të përmbushë kërkesat për t'u çarmatosur paqësisht.
Në radio fjalimin javor, Geore Bush përsëriti se Shtetet e Bashkuara janë të përgaditura të përdorin forcën nëse presidenti irakian, Saddam Hussein rrefuzon të çarmatoset.
"Ka fare pak arësye të shpresohet se Saddam Hussein do të çarmatoset. Nëse nevojitet forca për t'a çarmatosur ate, populli Amerikan mund t'a dijë se forcave tona të armatosura u janë dhënë të gjitha mjetet dhe të gjitha resurset për të arritur fitore", ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
George Bush ka përkujtuar se mbante këte fjalim në 15 vjetorin e sulmit të regjimit të Saddamit me armë kimike kundër fshatit kurd, Halabaja.
XS
SM
MD
LG