Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia sot u ankua se Shtetet e Bashkuara dhe Britania rrefuzojnë të diskutojnë konditat e një projekt rezolute të dytë të Këshillit të Sigurimit për Irakuan që e kanë propozuar Uashingtoni dhe Madridi.
Zëvendës ministri i jashtëm rus, Yuri Fedetov ka thënë se ky qëndrim e bën të vështirë të imagjinohet një kompromis me anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshirë Rusinë, të cilët e kundërshtojnë një rezolutë që do të autorizonte luftën.
Ai tha se raporti i ardhëshëm i kryeinspektorit të OKB-së për armatimin, Hans Blix duhet të ofrojë itinererin për inspektime të ardhëshme, të cilat Rusia beson se nuk duhet të kenë karakter "të limituar".
XS
SM
MD
LG