Ndërlidhjet

BAGDAD


Iraku u ka dhënë Kombeve të Bashkuara si'ç i ka quajtur "prova të besueshme" se i ka asgjësuar të gjitha stoqet e veta të gazit nervor VX dhe se një raport i ngjashëm për antraksin do të vijojë shpejtë.
Iraku ka dorëzuar edhe një listë të freskët me emërat e 183 shkencëtarëve të cilët kanë punuar në të kaluarën në programe për armë kimike.
Ndërkohë Iraku ka ftuar kryeinspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatimin që të vizitojnë Bagdadin sa më shpejtë që është e mundur me qëllim të "lehtësimit të procesit të verifikimit për çështjet e konsideruara si të pasqaruara nga Blix dhe El Bradei".
Zëdhënësi i kryeinspektorëve tha se ata do t'i përgjigjen kërkesës pas konsultimeve ditën e hënë me Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG