Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush u nis nga Uashingtoni në drejtim të ishujve Azore portugeze në një samit me kryeministrin britanik, Tony Blair dhe kryeministrin e Spanjës, Joze Maria Aznar, për të diskutuar krizën irakiane.
Tre liderët po përpiqen të sigurojnë shumicën në mesin e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për një rezolutë që do të autorizonte forcën kundër Irakut për t'a çarmatosur.
Duke folur para samitit, Aznar ka thënë se një rezolutë e re është e dëshirueshme politikisht por "jo e domosdoshme" nga pikëpamja legale.
Ai ka thënë se marrë në konsideratë rezolutat e mëparëshme, beson se baza për luftë tashmë egsizton.
XS
SM
MD
LG