Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë nesër konsultime duke iu përgjigjur një thirrje të Francës, Rusisë dhe Gjermanisë për bisedime emergjente në Kombet e Bashkuara kësaj jave për krizën irakiane.
Franca, Rusia dhe Gjermania publikuan dje një deklaratë me të cilën ata rrefuzojnë opcionin e luftës dhe propozuan bisedime emergjente pas raportit të inspektorëve të armatimit të caktuar për të martën.
Rusia dhe Franca kanë fuqi vetoje ndaj çfarëdo rezolute tjetër të Kombeve të Bashkuara që do të lejonte fillimin e luftës dhe thonë se do te përdorin ate të drejtë.
Zyrtarët e Moskës thanë sot se nuk ka shansa që të kalojë një rezolutë që do të autorizonte luftën në Irak.
XS
SM
MD
LG