Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ka kurrfar shenje se lideri irakian Saddam Hussein do të largohet nga vendi dhe të shkojë në egzil, sikurse kishte kërkuar mbrëmë presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush.
Presidenti amerikan i vuri mbrëmë ultimatum Saddam Husseinit të largohet brenda 48 orësh nga Iraku ose të ballafaqohet me sulm ushtarak.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell tha sot se 30 vende u janë bashkuar Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në një koalicion për të gjunjëzuar presidentin irakian Saddam Hussein, kurse 15 vende të tjera miqësisht kanë premtuar mbështetjen e tyre.
Powell tha se ka marrë sigurime për mbështeje të hapur edhe nga Danimarka dhe Holanda dhe ka shfaqur besimin e tij edhe për bashkëpunimin e Turqisë.
XS
SM
MD
LG