Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara , George Bush do të dërgojë trupat në Irak që të gjurmojnë për armë të zhdukjes në masë edhe nëse lideri irakian, Saddam Hussein largohet nga vendi dhe shkon në egzil.
"Edhe nëse Saddam largohet, forcat amerikane dhe aleate gjithsesi do të hyjnë në Irak, të shpresohet paqësisht kësaj here, sepse ushtria irakiene nuk do të ishte nën urdhëra për të qëlluar dhe në këtë mënyrë Iraku do të çarmatosej nga armët për shkatërrim në masë që disponon", tha mbrëmë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer.
Ndërkaq, zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe britanikë kanë ngurruar të konfirmojnë apo mohojnë raportet, sipas të cilave forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në zonën e demilitarizuar midis Kuvajtit dhe Irakut.
XS
SM
MD
LG