Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Parlamenti irakien, në një mbledhje urgjente ka refuzuar njëzëri ultimatumin nga ana e Shteteve të Bashkuara që presidenti Saddam Hussein të largohet nga vendi deri sot në mesnatë ose të ballafaqohet me sulm."Ajo që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe që shpalli presidenti Bush u refuzua plotësisht, u dënua dhe denoncua. Saddam Hussein është lider i Irakut dhe mbrojtës i vërtetë i tij. Dhe ai është mbrojtës i vërtetë i vendeve arabe dhe është në frontin e parë të kauzës palestineze", ka thënë kryetari i Parlamentit irakian, Saadoun Hammadi.
Në një letër dërguar liderit të tyre, parlamentarët irakienë janë zotuar se do të mbrojnë Irakun.
XS
SM
MD
LG