Ndërlidhjet

LUBJANË


Presidenti i Sllovenisë, Janez Drnovshek tha sot se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në çfarëdo lufte kundër Irakut dhe se do të shfaqte keqardhje për çfarëdo intervenimi ushtarak pa mbështetjen e Këshillit të Sigurimit.
Sllovenia kishte nënshkruar në shkurt deklaratën e grupit të Vilnusit të 10 vendeve ish komuniste me shpresë të bëhet anëtare e NATO-s- në mbështetje të politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj Irakut.
Sllovenia gjithashtu ka nënshkruar deklaratën e Bashkimit Evropian që thotë se forca duhet të përdoret vetëm si mundësi e fundit.
XS
SM
MD
LG