Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Rusisë sot pritet të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit lidhur me Irakun.
Këto tre vende që kanë udhëhequr kundërvënien ndaj një lufte në Irak, e kishin thirrur mbledhjen me qëllim diskutimin e punës së ardhëshme të inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armatimin në Irak, ndonëse inspektorët u larguan së andejmi.
Shefat e diplomacisë amerikane dhe britanike nuk pritet të marrin pjesë në mbledhje.
Kryeinspektori Hans Blix pritet të flasë në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG