Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair deklaroi sot se dëbimi i regjimit të presidentit irakian Saddam Hussein tash është qëllimi kryesor i luftës me gjasë imanente kundër Irakut të prirë nga Shtetet e Bashkuara dhe ka bërë një paralelizëm midis atij rajoni dhe Ballkanit.
"Ballkani ndodhet në pikën e prospekteve më të mira për paqe dhe përparim se sa që ka qenë 100 vitet e fundit dhe kjo sepse ne ishim të përgatitur të ndërmerrnim aksion ushtarak me qëllim të heqjes së një regjimi që pengonte këtë përparim", ka thënë kryeministri britanik.
Tony Blair ka sugjeruar se Saddam Hussein po të kapet do të gjykohet për krime lufte dhe ka thënë se anëtarët e lartë të udhëheqies irakiane "do të mbahen përgjegjës për ate që kanë bërë".
XS
SM
MD
LG