Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan i ka përkujtuar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për përgjegjësitë e tyre për mirëqenjen e civilëve irakianë në konfliktin e pritur.
Kofi Annan i ka thënë sot Këshillit të Sigurimit se Kombet e Bashkuara janë të përgatitura të ndihmojnë vazhdimin e ndihmës humaniatere në Irak gjatë dhe pas armiqësive.
"Kemi bërë më të mirën për të vlerësuar efektet e mundëshme të luftës në aspektin e çvendosjes së popullsisë dhe nevojave humanitare dhe për pozicionimin e personelit dhe pajisjeve tona përkatëse", tha Annan.
Këshilli i Sigurimit sonte do të votojë për një rezolutë lidhur me programin e përkohëshëm humanitar të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.
Amabasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë shfaqën mbështetjen për një program të tillë kurse Franca tha se do të ishte e disponuar të marrë pjesë në çfarëdo operacioni humanitar të Kombeve të Bashkuara në Irak.
XS
SM
MD
LG