Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti irakian , Saddam Hussein, pas fillimit të sulmeve doli në televizion dhe u bëri thirrje irakianëve të rezistojnë forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara dhe u zotua se Iraku do të dalë fitues nga konflikti.
"Sot më 20 marst të 2003-shit, Bush i pamend dhe kriminel bëri krim kundër njerëzimit me të cilin na kishte kërcënuar një kohë të gjatë", tha Sadadm në deklaratën që nuk dihet nëse ishte e drejtëpërdrejtë apo e incizuar më parë për transmetim.
Zyrtarët irakianë thanë se projektilët dhe bombat e shkrepura kundër Bagdadit goditën televizionin dhe radio-stacionin e shprazët, një objekt doganor dhe rajone të banura dhe se është vrarë një civil dhe janë plagosur disa të tjerë.
Zyrtarë amerikanë thënë se në valën e parë të sulmit janë shkrepur së paku 40 raketa Kruiz dhe katër bomba 900 kilogramëshe kundër lokacioneve ku supozohej të ndodhet Saddam Hussein.
Pentagoni njofton se forcat amerikane kanë hedhur qindra mijëra afishe mbi Irak me udhëzime të hollësishme se si forcat irakiane mund të kapitullojnë para trupave amerikane dhe t'i shpëtojnë sulmeve.
Ushtarakët amerikanë, britanikë dhe kuvajtianë thanëse Iraku ka shkrepur së paku 6 raketa Skud kundër Kuvajtit, por nuk u raportua për dëmtime.
XS
SM
MD
LG