Ndërlidhjet

BAGDAD


Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar sot mbi qiellin e Bagdadit, veçanërish në pjesët ku ndodhen pallatet presidenciale të Saddam Hussin dhe shtabi i shërbimit të tij të zbulimit.
Më parë artileria e Divizionit të tretë të Shtetetve të Bashkuara ka ndërmarrë sulm kundër caqeve tokësore në jug të Irakut, nga veriu i Kuvajtit duke shkerpur mbi 100 granata.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se Marincat kanë kaluar nga Kuvajti në jug të Irakut si një forcë e avancuar për një sulm masiv tokësor që pritet të vijojë.
Marincat janë duke siguruar pozicione para sulmit të pritur masiv tokësor nga forcat e Shteve të Bashkuara dhe Britanisë që janë përqëndruar në veri të Kuvajtit.
XS
SM
MD
LG