Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAT – UASHINGTON


Sonte kanë filluar sulmet ushtarake më të fuqishme kundër Bagdatit.
Në qendër të kryeqytetit iraken janë dëgjuar shumë shpërthime, ndërsa qyteti është goditur me dhjetëra bomba nga bombarduesit e rëndë B-52 dhe raketa kryqëzore.
Zjarri ka përfshirë dhe pallatin presidencial të Sadam Hyseinit.
Zyrtarë të lartë amerikanë kanë konfirmuar se kemi të bëjmë me sulmin dhe goditjen kryesore ajrore të forcave të Shteteve të Bashkuara.
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, më herët kishtë paralajmëruar se në sulmin e cilësuar si "tronditës dhe tmerrues", pozicionet e forcave irakene do goditen me 3 mijë bomba dhe raketa kryqëzore.
Megjithatë sulmet e mbrëmjes së sotme nuk janë më të fuqishmet dhe kjo pasi Uashingtoni po përpiqet të minimizojë viktimat civile.
Në orët e mbrëmjes është marrë nga forcat e koalicionit porti i Um Kasr, në jug të Irakut si dhe gjenden në paralagjjet e Basrës, qyteti më i madh në jug. Më parë nën kontrollin e trupave amerikano-britanike ishte dhe qyteti strategjik i Al- Fau dhe kishin depërtuar 150 kilometra në brendësi të vendit.
Sulme po zhvillohen dhe në qytetet e Kirkukut dhe Mosulit në veri.
XS
SM
MD
LG