Ndërlidhjet

AL- SALIAH – KATAR - UASHINGTON


Dy ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve në Irak, bëjnë të ditur burimet ushtarake amerikane.
Ndërkaq presidenti amerikan George Bush i ka shprehur ngushëllime familjeve të ushtarëve të vrarë si pasojë e një aksidenti ajror të një helikopteri ushtarak amerikan.
Aksidenti në fjalë, që ndodhi gjatë orëve të para të ditës në Kuvajt, ku humbën jetën 8 ushtarë britanikë dhe 4 amerikanë, është i treti në dy ditët e fundit. Helikopteri në fjalë nuk ishte duke kryer veprime ushtarake.
Ndërkaq Pentagoni ka hedhur poshtë pretendimet e Bagdatit zyrtar se ka rrëzuar një aeroplan ushtarak të koalicionit.
XS
SM
MD
LG