Ndërlidhjet

PRAGË


Protestat kundër luftës në Irak, të zhvilluara gjatë ditës në një numër vendesh, janë shndërruar në protesta të dhunshme.
Në kryeqytetin e Jemenit, Sana, së paku dy persona janë goditur për vdekje dhe disa dhjetra të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjeve me policinë.
Në Egjipt dhe Turqi forcat e rendit kanë përdorur ujin dhe gazin lotësjellës për të shpërndarë dhe qetësuar demonsturesit.
Mbi 150 mijë vetë kanë protestuar në Athinë dhe demonstrime ka pasur dhe në qytete të tjera të Greqisë, cfarë ka shkaktuar bllokimin e cdo aktiviteti në vend për rreth katër orë.
Protesta ka pasur dhe në Britani, Australi, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG