Ndërlidhjet

BAGDAD


Aviacioni Amerikano-Britanik u kthye sot mbi Bagdad për një valë të re sulmesh. Trupat kanë zhvilluar betejë me forcat irakiane rreth portit strategjik të Basrës në jug të Bagdadit, duke u përpjekur t'i rrethojnë dhe detyrojnë forcat itrakiane që të dorëzohen. Forcat aleate amerikano- britanike tashmë kanë marrë qytetin Nasiria, pran Eufratit.
Pentagoni tha se i gjithë një divizion i armatës irakiane me afro 8.000 ushtarë dhe rreth 200 tanke u është dorëzuar forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë në jug të Irakut.
"Sulmet kanë qëllim t'i dërgojnë sinjal të qartë atij regjimi se nuk do të mundet më gjatë të ushtrojë tirani ndaj popullit irakian", tha në Londër sekretari britanik i Mbrojtjes, Geoff Hoon, duke theksuar se mbahet kujdes i vaçantë për evitimin e viktimave civile.
Ndërkaq, ministri irakian për Informim, Said al-Sahhaf thotë se gjatë bombardimeve të natës në Bagdad janë plagosur 207 civilë, kurse tre janë vrarë.
Para dite ushtarakët britanikë njoftuan se dy helikopterë të marinës britanike janë ndeshur mbi ujërat e Gjirit Persik, kurse në aksident janë vrarë 7 anëtarë të ekipazhit.
Sekretari britanik i Mbrojtjes tha në Londër se një numër "i vogël" forcash turke kanë hyrë në territorin e kurdëve në veri të Irakut, por theksoi se Ankaraja e ka siguruar Londërën se forca ndodhet atje vetëm për të "parandaluar jos-stabilitetin". Geoff Hoon tha se Britania po e ndjek së afërmi "situatën e ndijëshme".
Forcat e armatosura turke mohojnë të kenë dërguar trupa në veri të Irakut gjatë natës, kurse agjencitë Perëndimore thanë se janë dërguar rreth 1000 ushtarë.
Shtetet e Bashkuara fuqimisht e kanë dekurajuar Turqinë të mos dërgojë trupa në ate rajon duke thënë se kjo mund të shkaktonte trazira në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG