Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush në fjalimin e rregullt javor, tha se arritja e fitores ushtarake dhe instalimi i qeverisë demokratike të pas luftës në Irak mund të marrë më gjatë se që pritej. Por tha se do të bëhet çdo gjë për t'a bërë të sigurtë se kjo do të ndodhë.
"Një fushatë në terrene të ashpra në një vend të gjërë mund të jetë më e gjatë dhe më e vështirë se sa që mund të parashihte dikush. Të ndihmosh irakianët të arrijnë një vend të bashkuar, stabil dhe të lirë do të kërkojë zotime tona të qëndrueshme. Por çfarëdo që do të kërkohet prej nesh, ne do t,i kryejmë të gjitha detyrat që kemi marrë", tha George Bush.
Ai përsëriti se operacioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara është moralish i drejtë dhe do të ndihmojë kauzën e mëtejëshme të paqës dhe stabilitetit në botë.
XS
SM
MD
LG