Ndërlidhjet

DOHA/KATAR


Gjenerali amerikan, Tommy Franks, drejtues i forcave të koalicionit që operojnë në Irak, tha se operacioni po zhvillohet sipas planit, se aeroplanët janë përqëndruar në strukturat komanduese, se fushata ushtarake do të jetë "si asnjë tjetër në histori" dhe bëhen përpjekje të mëdha për shmangien e viktimeve civile.
"Kjo do të jetë një fushatë sikurse asnjë tjetër në histori-fushatë e karakterizuar nga tronditje, nga befasi, nga fleksibilitet , nga përdorimi i municionit preciz në shkallë që nuk është parë kurrë më parë dhe nga futja në veprim të forcës së përgjithëshme", tha gjenerali Franks.
Në konferencën e parë për shtypin në shtabin e tij në Katar, gjenerali Franks tha se ai nuk e di lokacionin e presidentit irakian , Saddam Hussein.
Gjenerali tha se mund të ndodhen "ditë të vështira" përpara, por se epilogu nuk vihet në dyshim.
XS
SM
MD
LG