Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Një varg shpërthimesh të fuqishme kanë tronditur kryeqytetin e Irakut, pas perëndimit të diellit, ndërkohë që duket se është duke vazhduar një fushatë bombardimesh për të dytën natë me radhë, kundër caqeve komanduese, siç theksojnë komandëntët e Shteteve të Bashkuara. Iraku thotë se bombardimet nuk kanë cënuar udhëheqien e vendit.
Ministri irakian për Informim, Mohammed al-Sahaf tha se luftimet në tokë janë të rrepta.
"Në Umm Qasr, luftimet janë të rrepta. Ne i kemi shkaktuar dëme të rënda armikut, amerikanëve dhe britanikëve, të cilët dështuan të bëjnë çafarëdo depërtimi", thotë ministri irakian.
Ai tha se në ishullin Faw ishin marrë civilë dhe ishin treguar sikur të jenë ushtarë të dorëzuar dhe se në një betejë janë shkatërrur pesë tanke të forcave sulmuese.
Mnistri irakian tha se gjatë bombardimeve të mbrëmëshme të Bagdadit ishin plagosur 207 civilë kurse tre janë vrarë.
Iraku ka kërkuar sot nga Kombet e Bashkuara të dënojë dhe ndalojë invadimin nga Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur këte si kërcënim për paqën ndërkombëtare dhe rajonale.
XS
SM
MD
LG