Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Goerge Bush u ka tërhequr vëmendjen Amerikanëve se ata nuk duhet të presin një luftë të shkurtër dhe të padhembje në Irak.
Bush tha se forcat aleate po bëjnë progres në konflikt, por ka theksuar se lufta do të jetë "e rreptë"
, siç e ka cilësuar.
"E dij se Saddam Hussein po e humb kontrollin e vendit të tij, kurse ne jemi duke arritur ngadalë por të sigurtë objektivat tona. Për popullin amerikan është me rëndësi t'a dijë se kjo luftë posa ka filluar", ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
George Bush tha se cilido ushtar amerikan apo britanik që mund të kapet nga forcat irakiane duhet të trajtohet me humanitet sikurse që i trajtojnë trupat aleate të kapurit irakian. Ata që do të keqtrajtojnë robërit e luftës do të gjykohen për krime lufte, ka thënë George Bush.
XS
SM
MD
LG