Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat e koalicionit të prira nga Shtetet e Bashkuara von pas dite i janë afruar 160 kilometra kryeqytetit irakian, duke marrë territore, qyteza dhe instalime ushtarake me pak rrezistencë, por në katër lokacione forcat irakiane janë kundërpërgjigjur me zjarr artilerik apo kundërsulme të stilit guerril.
Në Uashington, sekretari amerikan i Mbrojtjes , Donald Rumsfeld i ka tërhequr vërejtjen liderëve të ushtrisë irakiane të mos përdorin armë kimike apo biologjike kundër forcave aleate që avancojnë sepse kjo nuk do të parandalojë rënien e Saddam Hussein.
"Forcat e koalicionit janë të ushtruara dhe pajisura të operojnë edhe në ambient të një sulmi me armë bërthamore apo biologjike. Për këte nuk ka dyshim, por nëse ndodhj kjo, mund të ngadalsojë gjërat, por nuk ka shteg që kjo mund të ndryshoj epilogun final" , ka thënë Rumsfeld.
Shefi i Shtabit të përbashkët të forcave amerikane, gjenerali Richard Myers tha se trupat amerikane nuk kanë gjetur armë të ndaluara bërthamore, kimike apo biologjike gjatë fushatës së deritashme në Irak.
XS
SM
MD
LG