Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Zyrtrarët më të lartë të armatës së Shteteve të Bashkuara thanë sot se një avion aleat mund të ketë humbur në luftimet në Irak dhe gjithashtu edhe disa ushtarë amerikanë.
"Mendoj se ka disa amerikanë që janë të humbur. Ne mendojmë se janë më pak se dhjetë. Komanda Qendrore po bën hetime për të caktuar saktësisht se ku mund të jenë ata dhe cilat mund të jenë rrethanat lidhur me këte", ka thënë gjenerali Myers, shef i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Armatës Amerikane.
Ndërkaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka përkujtuar Irakun se cilido ushtar aleat që mund të kapet është rob lufte sipas Konventës së Gjenevës dhe do të jetë ilegale të poshtërohen.
XS
SM
MD
LG