Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara janë ankuar sot se Rusia nuk ka vepruar në mënyrë adekuate me brengat Amerikane lidhur shitjen e armëve Irakut nga kompanitë ruse.
Zëdhënësit thanë se Stejt Departmenti vazhdimisht u ka tërhequr vëmendjen zyrtarëve të lartë rus në Moskë për shitjen e "pajisjeve të ndijëshme ushtarake" në Irak, edhe në ditët para konfliktit të tashëm, por akoma nuk ka marrë përgjigje të kënaqëshme.
Zëdhënësja Brenda Greendberg ka thënë se pajisjet në duart e ushtrisë irakiane "mund të paraqesin kërcënim direkt për forcat amerikane dhe të koalicionit".
XS
SM
MD
LG