Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka paralajmëruar se forcat e koalicionit përballen me një betejë të paepur për përmbysjen e liderit të Irakut Saddam Hussein.
Bush gjithashtu i paralajmëroi irakienët se do të dënohen për krime lufte nëse i keqtrajtojnë të burgosurit.
"Pres që të burgosurit e luftës të trajtohen në mënyrë humane, ashtu si i trajtojmë ne të burgosurit irakienë. Nëse ndodh e kundërta, fajtorët do ti konsiderojmë si kriminelë lufte", tha Bush.
Edhe Amnesty International ka kërkuar nga irakienët të mos i keqtrajtojnë amerikanët, dhe u bëri thirrje mediave për respektimin e dinjitetit të robërve të luftës nga të dyja palët në konflikt.
XS
SM
MD
LG