Ndërlidhjet

DUBAI


Zjarrëfikësit kuvajtianë kanë shuar zjarrin në një pus nafte në fushën naftëmbajtëse të Rumalisë në Irak, që gjendet pranë kufirit me Kuvajtin.
Mësohet se 6 puse të tjera janë ende nën flakë, e cila iu vu nga trupat e Sadam Huseinit, ndërsa forcat e koalicionit po merrnin kontrollin e kësaj fushe naftëmbajtëse.
Zëdhënësit e ushtrisë amerikane thanë se forcat irakiene janë paraqitur në fushat e naftës në Rumalia, por shtuan se trupat amerikano-britanike vazhdojnë t'i mbrojnë këto burime.
XS
SM
MD
LG