Ndërlidhjet

DUBAI


Zjarrëfikësit kuvajtianë kanë shuar zjarrin në një pus nafte në fushën naftëmbajtëse të Rumalisë në Irak, që gjendet pranë kufirit me Kuvajtin.
Mësohet se 6 puse të tjera janë ende nën flakë, e cila iu vu nga trupat e Sadam Huseinit, ndërsa forcat e koalicionit po merrnin kontrollin e kësaj fushe naftëmbajtëse.
Burimet kuvajtiane thonë se 3 raketa të hedhura sot nga Iraku drejt Kuvajtit janë penguar nga raketat amerikane Patriot.
9 raketa janë hedhur nga Iraku drejt Kuvajtit që nga fillimi i luftës.
XS
SM
MD
LG