Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë sot sulmojnë me zjarr nga aviacioni dhe artiletria
njësite të Gardës Republikane irakiane në qasjet jugore drejtë Bagdadit.
"Deri në këte pikë nuk kemi hasur në zjarr të drejtëpërdrejtë nga forcat e Gardës Republikane. Por ato janë dëmtuar rëndë nga sulmet e helikopterëve të Shteteve të Bashkuara", tha mbrëmë vonë në Uashington gjenerali amerikan, McChrystal duke theksuar se operacioni po përparon sipas planit.
Forcat e avancuara aleate i janë afruar Bagdadit rreth 80 kilometra në drejtim të jugut, por furtunat e rërës kanë penguar lëvizjet e forcave amerikiane dhe britanike në disa rajone dhe kanë zbrapsur disa misione nga ajri.
Reporteri i Radios Evropa e Lirë nga qyteti jugor, As-Samawah raporton se retë e pluhurit po pengojnë komunikimet, duke vështirësuar mbështetjen nga afër të artilerisë.
Shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, gjenerali Richard Myers tha sot se se luftimet më të rrepta ndodhen përpara, derisa trupat i afrohen Bagdadit.
XS
SM
MD
LG