Ndërlidhjet

NASARIA/IRAK


Marincat e Shteteve të Bashkuara duke luftuar po hapin depërtimin përtej lumit Eufrat tek qyteti jugor irakian, Nasaria. Konvoji po siguron dy ura në rrugën drejtë Bagdadit, por ka hasur në zjarr të fortë nga forcat irakiane.
"Në Provincën Mutenea mbrëmë, gjatë natës dhe në orët e mëngjezit ka patur luftime shumë të rrepta kundër një konvoji amerikan që ishte afruar rajonit",tha ministri irakian përm informim, Said Al-Sahad.
Ai thotë se në ato luftime midis Nasarias dhe Basrës, forcat irakiane kanë vrarë tetë ushtarë amerikanë apo britanikë dhe se kanë shkatërruar rreth 30 automjete të ndryshme të forcave të koalicionit. Ministri tha gjithashtu se 16 njerës ishin vrarë dhe 95 plagosur gjatë bombardimeve të mbrëmëshme në Bagdad.
Zëdhënësi ushtarak irakian, Hazem al-Rawi tha se një irakian ka bërë sulmin e parë vetëvrasës në luftë, duke shpartalluar një tank dhe vetëveten në ishullin jugor, Faw.
Ndërkaq, reporterët kanë parë mbi 30 irakianë të vrarë jashtë Nasarias, me gjasë nga një sulm ajror të forcave amerikane, derisa ata vraponin në drejtim të qytetit.
XS
SM
MD
LG