Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Goerge Bush ka thënë sot se situata e luftës me Iraku është "fluide" duke i thënë Kongresit se "është urgjente nevoja" për finansimin e luftës.
Bush ka kërkuar nga ligjvënësit të miratojnë 75 miliardë dollarë për anagazhimet e luftës. Presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se fushata ushtarake e prirë nga Shtetet e Bashkuara mbetet e përqëndruar në caqet e saja, megjithë rezistencën e vazhdueshme të forcave irakiane.
"Koalicioni ynë po bën avancime të qëndrueshme. Ne po bëjmë përparime të mira", ka thënë presidenti amerikan.
George Bush tha se koalicioni po lufton "me një armik që nuk njeh rregulla të luftës, që vishet në rroba civile dhe vret me qëllim të vazhdimit sundimit të Saddam Hussein".
Bush tha se ushtarët aleat po i luftojnë irakianët me trimëri dhe kurajo.
Presidenti i Shtetve të Bashkuara tha se kombi amerikan dhe partnerët e koalicionit janë zotuar ta bëjnë të sigurtë se qytetarët irakianë, që kanë vuajtur nga "tirania brutale", siç theksoi, të marrin ushqimin dhe medikamentet e nevojëshme "sa më shpejtë që është e mundur".
XS
SM
MD
LG