Ndërlidhjet

AS SALIA/KATAR


Kmanda e Avancuar Qendrore amerikane në Katar thotë se sulmet kundër forcave irakiane vazhdojnë sipas planit.
Gjenerali Victor Renuart tha në konferencë për shtypin se moti i keq, veçanërisht stuhit e rrepta të rërës kanë patur një efekt në fushatë, por ka theksuar se armatimet amerikiane funksionojnë edhe në këto kushte.
"Sistemi ynë i armëve precize për çfardo moti dhe një plan agresiv i integruar operacional nga ajri dhe komponentat tokësore, u kanë mundësuar forcave të koalicionit të mbajnë dhe rrisin presionin kundër regjimit në të gjitha frontet, madje edhe në mot të lig", ka thënë gjenerali, Renuart.
Forcat amerikane kanë shkatërruar gjashtë sisteme të cilat mund ti ndihmonin trupat irakiane për të penguar sinjalet që u jepen raketave dhe bombave nga satelitët.
Gjenerali ka konfirmuar se ka patur viktima të tjera në mesin e trupave aleate në luftimet e sotme afër qytetit Nasiria.
Ai ka thënë se nuk ka plane për ndonjë vërsulje kundër Basrës, qytetit të dytë irakian për nga madhësia, por tha se mbesin në shënjestër caqet ushtarake brenda qytetit.
XS
SM
MD
LG