Ndërlidhjet

logo-print

NASARIA/IRAK


Zyrtarët e Irakut thonë se në provincën Mutenea, midis Nasirias dhe Basrës janë zhvilluar luftime të rrepta.
Ministri irakian për Informim, Said Al-Sahad thotë se në ato luftime forcat irakiane kanë vrarë tetë ushtarë amerikanë apo britanik dhe se kanë shkatërruar rreth 30 automjete të ndryshme.
"Në Provincën Mutenea mbrëmë, gjatë natës dhe në orët e mëngjezit ka patur luftime shumë të rrepta kundër një konvoji amerikan që ishte afruar rajonit",tha ministri irakian.
Ai tha gjithashtu se 16 njerës ishin vrarë dhe 95 plagosur gjatë bombardimeve të mbrëmëshme në Bagdad.
Zëdhënësi ushtarak irakian, Hazem al-Rawi tha se një irakian ka bërë sulmin e parë vetëvrasës në luftë, duke shpartalluar një tank dhe vetëveten në ishullin jugor, Faw.
Ndërkaq, reporterët kanë parë mbi 30 irakianë të vrarë jashtë Nasirias, me gjasë nga një sulm ajror të forcave amerikane, derisa ata vraponin në drejtim të qytetit.
XS
SM
MD
LG