Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë gjatë ditës sulme ajrore kundër caqeve në periferitë jugore të Bagdadit, ku thuhet se janë përqëndruar forca të Gardës Republikane të Irakut.
U raportua edhe për bombardime afër qyteteve Çamçama dhe Mosul në pjesët e kontrolluara nga kurdët në veri të Irakut.
Zyrtarët irakenë thonë se dy raketa Kruiz kanë goditur një zonë të banuar pranë Bagdadit duke vrarë 15 njerëz dhe plagosur rreth 30 të tjerë.
Është bombarduar edhe kanali shtetëror televiziv në Bagdad, por më vonë kanë vazhduar transmetimet.
Ministri britanik i Mbrojtjes tha në Londër se rreziku për viktima civile në Irak do të rritet nga bombardimet ajrore, por tha se kjo nuk do të ngadalësojë fushatën ushtarake.
XS
SM
MD
LG