Ndërlidhjet

AN NAXHAF-NASIRI/IRAK


Ushtria e Shteteve të Bashkuara raporton se janë vrarë një numër i madh forcash irakene - 150 kilometra në jug të Bagdadit, afër qytetit An Naxhaf.
Zyrtarët e mbrojtjes amerikane nuk dhanë hollësi për viktimat, por informacionet sjellin numër të ndryshëm, i cili shkon nga 150 deri në 500 irakenë të vrarë.
Zyrtari ka thënë se gjatë luftimeve është dëmtuar një sasi pajisjesh e forcave të Shteteve të Bashkuara, por nuk ka patur raporte për viktima amerikane.
Nuk është e qartë nëse irakenët e vrarë kanë qenë njësite të rregullta të armatës, forca paramilitare apo nga Garda Republikane, sepse kanë qenë duke ecur këmbë.
Marinsat e Shteteve të Bashkuara thanë sot se kanë hasur në rezistencë të fortë në një autostradë rreth 40 kilometra afër qytetit jugor, Nasiria.
Zyrtarët irakianë thanë se në Nasiria janë shkatërruar rreth 200 shtëpi dhe se janë plagosur mbi 500 civilë.
XS
SM
MD
LG