Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Duke folur lidhur me ardhmërinë e Irakut, Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell ka thënë se kur do të krijohet mundësia për vendosjen e një qeverie demokratike në Irak, populli iraken do t'a kuptojë se forcat e koalicionit të prira nga Shtetet e Bashkuara shkuan "si çlirues e jo si okupatorë".
"Posa të kemi mundësinë të hyjmë atje dhe të punojmë me popullin iraken që ta ndihmojmë të vendosë një qeveri të pranueshme- që do të pasqyronte dhe ndihmonte të gjithë popullin iraken, që do të zotohej të hiqte dorë nga të gjitha armët e zhdukjes në masë, një qeveri e cila do t'i shfrytëzonte 20 miliardë dollarët që fitohen nga nafta në vit për qëllime të mira e jo djallëzore, atëherë mendoj se populli irakian do te përshëndesë të gjithë këtë dhe do të kuptojë se shkuam në paqe, jo si pushtues por si çlirimtarë", ka thënë Colin Powell mbrëmë në Uashington.
XS
SM
MD
LG