Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair tha sot se ai beson se në qytetin Basra të Irakut gjatë natës ka patur një kryengritje të kufizuar.
"Sipas pikpamjeve tona nuk ka kurrëfarë dyshimi se ka shumë irakenë që presin të shohin nëse shpresat e tyre të mëdha mund të realizohen dhe përmbyset regjimi. Kur ta dinë se kjo është afër, besoj se ata do të ndërmarrin aksion, kurse ne duhet të jemi të gatshëm atje që t'i mbështesim", ka thënë, Blair.
Raporte britanike thanë dje se një kryengritje kundër presidentit Saddam Hussein kishte mundësi të kishte filluar në Basra, ndërsa televizioni satelitor në gjuhën arabe, Al-Jazeera thotë se rrugët e Basrës sot ishin të qeta dhe nuk ka shenja dhune apo demostratash.
XS
SM
MD
LG