Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan u ka thënë Shteteve të Bashkuara se Uashingtoni ka përgjegjësinë legale për t'u ofruar ndihmë humanitare irakenëve të prekur rëndë nga lufta në rajonet e kontrolluara nga forcat e koalicionit.
Annan ka përcjellë këte mesazh gjatë bisedimeve të mbrëmshme me Këshilltaren për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Condoleezza Rice.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara tha se Annan i ka thënë delegacionit amerikan se çfarëdo roli substancial për Kombet e Bashkuara në Irakun e pas luftës duhet të vendoset nga Këshilli i Sigurimit.
XS
SM
MD
LG