Ndërlidhjet

logo-print

BAZA AJRORE MEKDILL/FLORIDË


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambicje në Irak përveç çlirimit të popullit të tij, duke theksuar se Amerika dhe partnerët e saj nuk do të pranojnë kurrëfar epilogu tjetër përveç suksesit të plotë dhe final.
"Ditë pas dite Saddam Hussein po e humb sundimin e tij mbi Irakun. Ditë pas dite populli iarakin është më afër lirisë", ka thënë George Bush, duke folur në Shtabin e Komandës Qendrore në Tampa të Floridës.
Presidenti amerikan ka tërhequr vërejtjen se rruga nuk do të jetë e lehtë dhe mund të jetë e gjatë, por tha se ajo do të shpie deri në Bagdad dhe në fitore.
"Ne nuk mund ta dijmë kohëzgjatjen e kësaj lufte, por ne jemi të përgaditur për betejat që vijnë. Ne nuk mund të profetizojmë ditën finale të regjimit irakian, por unë mund t'u sigurojë ju dhe e sigurojë popullin e shumëvuajtur irakian se do të vijë dita kur regjimi irakian do të japi llogaritë dhe kjo ditë po afrohet", ka theksuar presidenti amerikan.
George Bush tha se dita e çlirimit të Irakut do të jetë gjithashtu edhe ditë e drejtësisë. Ai tha se Amerika dhe partnerët e koalicionit të saj po luftojnë me nder, duke u përpjekur të ruajnë popullin nga viktima.
Bush tha se Garda Republikane e Sadadmit gjendet nën sulme direkte dhe intenzive, kurse muncicioni marikan që godit është tepër i saktë.
"Ushtria jonë po bën përparime të mira në Irak, por kjo luftë akoma është largë përfundimit. Derisa po i afrohen Bagdadit, njësitet tona luftarake po përballen me elementet më të dëshpruara të një regjimi që po jep shpirt", ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
George Bush tha se forcat e koalicionit kanë marrë kontrollin e një pjese të madhe të Irakut, duke gjurmuar për armë të zhdukjes në masë.
Ai theksoi se ushtarët e kapur dhe të plagosur irakianë po marrin ndihmën e duhur mjekësore si'ç parashihet nga Konventa e Gjenevës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuar ka thënë para të pranishmëve se ata mund të jenë krenarë për rrolin e tyre në mbrojtjen e atëdheut.
XS
SM
MD
LG