Ndërlidhjet

BAGDAD


Aviacioni i koalicionit të Shteteve të Bashkuara sot ka bombarduar në disa hove caqe afër qyteteve irakiane, derisa trupat tokësore po vazhdojnë avancimin ngadalë në drejtim të Bagdadit.
U raportua se aeroplanët amerikanë dhe britanikë kanë bombarduar pozicionet e trupave irakiane jashta qyteteve veriore, Kirkuk, Mosul dhe Çamçamal.
Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se po i verifikojnë raportet se dy raketa kanë goditur një treg pran Bagdadit, ku si'ç thanë zyrtarët irakianë u vranë 15 njerës kurse 30 të tjerë u plagosën.
Zëdhënsit e Pentagonit thanë se forcat e koalicionit nuk sulmojnë tregje, por kanë fajsuar forcat irakiane se vendosin pajisje ushtarake në vende të tilla.
XS
SM
MD
LG