Ndërlidhjet

NAXHAF-BASRA/IRAK


Trupat e Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar betejë të rreptë për kontrollin e një ure mbi lumin Eufrat afër qytetit irakian, Naxhaf në jug të atij vendi. Një oficer ushtarak amerikan që ka vëzhguar luftimet tha se një numër i pacaktuar tankesh dhe automjetesh të forcave amerikane janë shkatërruar.
Ushtria amerikane tha se ka vrarë midis 150 e 300 ushtarë irakianë në luftimet afër Naxhafit.
Trupat britanike kanë vazhduar luftimet për kontrollin e Basrës. Forcat amerikano-britanike kanë sulmuar një konvoj tankesh dhe automjetesh të blinduara irakiane që kishte dalë nga Basra.
Pentagoni tha se dërgon edhe 30 mijë trupa të tjera në Gji që t'i bashkohen luftimeve.
XS
SM
MD
LG