Ndërlidhjet

DOHA/KATAR


Komanda Qendrore e avancuar e Shteteve të Bashkuara në Katar ka shfaqur brengosjen se regjimi irakian mund të përdorë armët për zhdukje në masë, derisa forcat e koalicionit i afrohen Bagdadit.
"Mbetemi të bindur se regjimi irakian ka jo vetëm mjetet, por edhe vullnetin që të përdorë armët për zhdukje në masë. Ajo që gjetëm mbrëmë në spitalin afër Nasarias, përforcon këte bindje tonë. Rreziku besojmë se rritet derisa po i afrohemi Bagdadit, por ne jemi të përgaditur për t'u marrë me përdorimin potencial të armëve kimike", ka thënë në konferencë për shtypin në Katar gjenerali amerikan, Vincent Brooks.
XS
SM
MD
LG