Ndërlidhjet

UMM KASR/IRAK


Ndihma humanitare ka fillar të arrijë në jug të Irakut pas një vonese disa ditëshe për shkak të luftimeve.
Shtatë kamionë me ujë dhe ushqim kanë arritur në qytetin portual, Umm Qasr.
Ky port pritet së shpejti të bëhet pika kryesore hyrëse e ndihmës humanitare. Një anije britanike me 231 tonë ushqim, medikamente, batani dhe ujë pritet të arrijë gjatë dy ditëve në Umm Qasr.
Në Basra, punonjësit e Kryqit të Kuq sot thanë se kanë bërë përparime në rivendosjen e furnizimit me ujë, që ishte ndërprerë për shkak të luftimeve.
Një zëdhënës i Programit Botëror për Ushqim ka thënë se Irakut, me gjasë, do t'i duhet ndoshta operacioni më i madh humanitar në histori, pas invadimit të prirë nga Shtetet e Bashkuara.
Ministri britanik i Mbrojtjes, Geof Hun tha se forcat e koalicioinit kanë mposhtur rezistencën irakiane në gadishullin Fav, në Umm Qasr dhe kanë siguruar fushat jugore të naftës.
XS
SM
MD
LG