Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha sot se populli irakian do të çlirohet pamarrë parasysh se sa kohë do të duhet që forcat e koaliocionit të arrijnë objektivat e veta ushtarake.
Bush i ka bërë këto komente pas përfundimit të samitit me kryeministrin britanik, Tonny Blair në Camp David afër Uashingtonit.
Duke folur në konferencë të përbashkët për shtypin, Bush e Bler ngurruan të thonë se sa gjatë mund të marrë për të mposhtur ushtrinë irakiane dhe të hiqet nga pushteti Saddam Hussein. Disa planifikues ushtarak amerikanë thuhet se tash besojnë se fushata mund të marrë me muaj në vend të javësh.
Presidenti amerikan tha se forcat e koalicionit po avancojnë ditë pas dite tej-përtej Irakut.
Të dy liderët kanë kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të rivendosin programin e tyre "naftë për ushqim" në Irak.
Kryeministri britanik tha se ai dhe presidenti amerikan kanë vendosur të kërkojnë një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara për ndihmën humanitare, për administrimin e pas luftës për Irakun dhe kanë premtuar të ruajnë të paprekura kufijtë ndërkombëtar të Irakut.
XS
SM
MD
LG