Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat tokësore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë shfrytëzuar sot qillin e pastër në Irak, pas dy ditësh stuhish rëre, që të avancojnë në veri drejtë Bagdadit.
Burime ushtarake amerikane thonë se ata presin luftime intenzive derisa forca po i afrohen qyteteve Naxhaf dhe Qerbela, në jug-perëndim të Bagdadit.
Forcat amerikane raportuan sot për luftime të freskëta derisa po vazhdojnë të depërtojnë nga veriu.
Në Bagdad u raportua për bombardime të rënda nga forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara.
Në jug të Irakut, burime britanike thanë se tanket britanike shkatërruan sot 14 tanke irakiane, në përpjekjet e fundit të forcave irakiane që të dalin jashtë Basrës.
Në veri të Irakut, 1000 paratrupa amerikane kaluan ditën e parë në rajonet e kontrolluara nga kurdët, duke u përgaditur për një sulm të pritur nga veriu.
Ministri irakian i Shëndetësisë, Omid Medhat Mubarak tha sot se 350 njerës janë vrarë kurse 4000 janë plagosur në javën e parë të sulmeve ushtarake të prira nga Shtetet e Bashkuara.
Pentagoni tha se 24 ushtarë të Shteteve të Bashkuara kanë vdekur në luftë, shtatë janë kapur nga forcat irakiane, kurse 10 të tjerë janë të humbur.
Britania raportoi se 20 ushtarë të saj janë vrarë, kurse dy janë të humbur.
XS
SM
MD
LG