Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha sot se nuk do të ketë armëpushim në luftën e Irakut derisa presidenti Saddam Hussein të dëbohet nga pushteti.
Rumsfeld ka thënë se derisa forcat e koalicionit avancojnë drejtë Bagdadit, mund të ndodhin luftime të rrepta me forcat e Gardës Republikane të Saddamit.
"Do të duhet që forcat e koalicionit të depërtojnë përtej disa njësiteve të Gardës Republikane dhe ti shkatërrojnë ato apo ti kapin para se të mund të shihet rrënimi i regjimit", ka thënë Donald Rumsfeld.
Sekertari amerikan i Mbrojtjes ka thënë se nuk mund të parashihet se kur do të përfundojë lufta, por ka theksuar se operacionet po shkopjnë sipas planit.
XS
SM
MD
LG