Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Sulmet ajrore gjatë natës në Bagdad kanë qenë ndër më të fuqishmet në ditët e fundit.
Komanda Qendrore amerikane tha se përveç aeroplanëve bonmbardues dhe raketave Tomahawk, janë përdorur edhe bomba që depërtojnë në bunkerë dhe caqe nëntokësore.
Agjencia Reuters njofton se trupat amerikane përdorën tanke dhe artileri të rëndë në luftimet afër qytetit Najaf, rreth 160 kilometra në jug të Bagdadit.
Ministri i Mbrojtjes i Irakut, gjenerali Sultan Hashim Ahmed tha se forcat e koalicionit do të përpiqen t'i zënë pozicionet për rreth Bagdadit brenda 5 deri 10 ditëve. Ai megjithate parashikoi fitore në luftimet e mundshme nëpër rrugë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë kurrfarë armëpushimi. Rumsfeld tha se arritja e trupave të reja në rajon rrjedh sipas planit.
"Numri i trupave të forcave të koalicionit në Irak po rritet për 2 apo 3 mijë vetë në ditë, dhe kjo do të vazhdojë kështu", tha Rumsfeld, duke shtuar se konflikti do të përfundojë vetëm kur regjimi i Saddam Husseinit të mos ekzistojë më, dhe të vendoset një regjim i ri.
XS
SM
MD
LG