Ndërlidhjet

BAGDAD


Sulmet ajrore gjatë natës në Bagdad kanë qenë ndër më të fuqishmet në ditët e fundit.
Forcat e Shteteve të Bashkuara i kanë sulmuar qendrat komanduese dhe komunikuese në Bagdad me raketa kryqëzuese dhe bomba masive kundër bunkerëve dhe caqeve nëntokësore, në mesin e paralajmërimeve se lufta në Irak mund të jetë e gjatë.
Ministri iraken i Mbrojtjes gjenerali Sultan Hashim Ahmed tha se forcat e koalicionit me gjasë do ta rrethojnë Bagdadin brenda më pak se 10 ditëve, por paralajmëroi se beteja për kryeqytetin do të zgjatë me muaj.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara urdhëruan dërgimin e 100 mijë trupave të reja në rajon. Sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë kurrfarë armëpushimi. Rumsfeld tha se arritja e trupave të reja në rajon rrjedh sipas planit.
"Numri i trupave të forcave të koalicionit në Irak po rritet për 2 apo 3 mijë vetë, dhe kjo do të vazhdojë kështu", tha Rumsfeld, duke shtuar se konflikti do të përfundojë vetëm kur regjimi i Saddam Husseinit të mos ekzistojë, dhe të vendoset një regjim i ri.
XS
SM
MD
LG