Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, në një takim me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës, tha se trupat e koalicionit të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të madh në Irak. Qëllimi i luftës, theksoi Bush, është clirimi i popullit iraken nga Sadam Huseini.
Ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, ka konfirmuar dërgimin e 100 mijë trupave shtesë në Gjirin Persik, duke shtuar:
"Gjithmonë, si pjesë e planit të parë të luftës, janë paraparë dërgesa të herëpashershme të forcave në rajon, për cfarë është nënshkruar kohë më parë. Kështu të gjitha dërgimet e forcave në rajon janë pjesë e planit të parë dhe jo rezultat i vendimeve të reja."
XS
SM
MD
LG