Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat aleate amerikano-britanike kanë vazhduar sot sulmet nga ajri kundër caqeve në Bagdad dhe rajonet në jug të kryeqytetit irakian.
Helikpoterët e Shteteve të Bashkuara kanë sulmuar një njësit të Gardës Republikane irakiane në veri të Naxhafit, duke vrarë së paku 50 ushtarë irakian dhe shkatërruar një numër automjetesh ushtarake.
Në jug të Bagdadit, forcat e koalicionit po mbajnë pozicionet e tyre, duke pritur përforcime dhe furnizime, për t'u përgaditur për fazën vijuese të depërtimeve në drejtim të Bagdadit.
Shtetet e Bashkuara konfirmuan se dërgojnë edhe 100 mijë trupa të tjera në Irak.
Në veri, trupat amerikane vazhdojn të rrisin praninë e tyre në Irak. Reporterët perëndimorë thonë se në territorin e kontrolluar nga kurdët mbrëmë kanë ateruar disa aeroplanë transportues amerikanë.
Ministri irakian për Informim tha se nga bombardimet e koalicionit prej mbrëmë janë vrarë së paku 58 njerëz.
XS
SM
MD
LG